 
															Osmani: Kurti ka kërkuar të më takoj edhe njëherë para skadimit të afatit
 
															Presidentja Vjosa Osmani bëri të ditur se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka kërkuar edhe një takim para përfundimit të afatit 10-ditor për mandatar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Kryetari i Vetëvendosjes ka kërkuar që të më takoj edhe njëherë para se të më skadojë afati 10-ditor që është përcaktim i mandatarit të dytë dhe pas konsultimeve që i ka brenda partisë politike që i përfaqëson, nëse do të vijë me propozim apo jo është çështje e tyre, mirëpo ne kemi detyrim kushtetues që t’i respektojmë ato afate”, tha Osmani.
(Kosova Sot Online)
 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													