Një grua sulmohet fizikisht nga vajza dhe reja e saj
Një grua në Pejë dje është sulmuar fizikisht nga vajza dhe reja e saj, ka njoftuar policia në raportin e saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Policia tha se të dyshuarat janë arrestuar, njëra prej të cilave është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetra është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Pejë 31.10.2025-15:40. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare, pasi që të njëjtat kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare- vjehrrën respektivisht nënën. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit një e dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa e dyshuara tjetër lirohet në procedurë të rregullt”.
(Kosova Sot Online)
