Aksidenti mes veturës, trenit dhe një automjeti tjetër, një person u dërgua në QKUK

  • A.P /
  • 01 November 2025 - 09:45
Aksidenti mes veturës, trenit dhe një automjeti tjetër, një person u dërgua në QKUK

Një aksident ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Përroi i Njelmët” në Prishtinë mes një veture, treni dhe një automjeti-kombi, për të cilin policia tha se ishte i parkuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës, i njëjti është dërguar në QKUK”, tha policia në raportin 24-orësh.

“Rr. Përroi i Njelmët, Prishtinë 31.10.2025-16:10. Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture, një treni dhe një automjeti-kombi që ka qenë i parkuar. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës, i njëjti është dërguar në QKUK, Prishtinë, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

(Kosova Sot Online)