Arrestohet drejtori i një shkolle pasi i bënte presion një gruaje për të votuar

  • A.P /
  • 01 November 2025 - 15:06
Arrestohet drejtori i një shkolle pasi i bënte presion një gruaje për të votuar

Policia e Kosovës po vazhdon trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me cenimin e përcaktimit të lirë të votuesve në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Së fundi ka arrestuar një drejtor të një shkolle në fshatin Binqë të Vitisë nën dyshimin se i kishte bërë presion psikik në vazhdimësi një gruaje për të votuar kandidatin e Listës Srpska.

“Fsh. Binqë, Viti  29.10.2025 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, drejtor i shkollës fillore, pasi që kishte bërë presion psikik të vazhdueshëm ndaj viktimës femër kosovare për të votuar kandidatin e Listës Serbe. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.


(Kosova Sot Online)