Kurti: Zahir Pajaziti është frymëzim për ushtrinë e Kosovës

  • A.P /
  • 01 November 2025 - 16:45
Kurti: Zahir Pajaziti është frymëzim për ushtrinë e Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i Zahir Pajazitit, në shënimin e ditëlindjes së tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti thotë se Pajaziti është emri i cili kujtohet e nderohet nga populli mbarë dhe frymëzim për ushtrinë e Kosovës.

“Zahir Pajaziti është emri i cili kujtohet e nderohet nga populli mbarë. Ai është frymëzim për ushtrinë e Kosovës, për forcat tona të sigurisë, për të gjithë ushtarët, oficerët dhe nënoficerët, të cilët e mbrojnë integritetin territorial, sovranitetin shtetëror, gjithandej Kosovës tërë kohën. Lavdi Zahir Pajazitit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!”, ka shkruar Kurti.


(Kosova Sot Online)