Bajrami: Shkuarja e Albin Kurtit në opozitë është nderi më i madh që i bëhet Kosovës

  • A.P /
  • 03 November 2025 - 09:08
Bajrami: Shkuarja e Albin Kurtit në opozitë është nderi më i madh që i bëhet Kosovës

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk ndryshon dhe se largimi i tij nga pushteti do të ishte “nderi më i madh që i bëhet vendit”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Albin Kurti nuk ndryshon është i pandryshueshëm dhe LDK duhet të bëjë përpjekje maksimale që me arrit një rezultat të mirë në zgjedhje dhe me qenë partnere në një koalicion qeverisës i cili ka 80 numra që është në gjendje me zgjedh  edhe presidenten me një qeveri pa Albin Kurtin”, ka deklaruar Bajrami.

Ajo ka theksuar se marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit janë dëmet më të mëdha politike që i ka shkaktuar vendit Albin Kurti.

“Unë besoj që largimi i Albin Kurtit, shkuarja e tij në opozitë është nderi më i madh që i bëhet vendit, marrëveshja e Brukselit dhe Ankesi i Ohrit janë dëmet më të mëdha, kolosale politike që i ka shkaktu Albin Kurti”, ka deklaruar Bjarami.


(Kosova Sot Online)