Kaja Kallas do të vizitojë sot Bosnjën dhe Hercegovinën
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, do të vizitojë sot Bosnjën dhe Hercegovinën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Vizita vjen pas zgjatjes së mandatit të Misionit EUFOR Althea të premten nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Kallas do të vizitojë selinë e EUFOR Althea në Kampin Butmir, ku do të pritet nga Komandanti i Misionit EUFOR Althea, Gjeneral Major Florin-Marian Barbu. Ajo është planifikuar të takohet me anëtarët e forcave të vendosura në BiH si pjesë e këtij misioni dhe t’i drejtohet personelit të EUFOR.
Më pas, Kallas do të takohet me Presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të BwH, Elmedin Konakoviq, njoftoi Delegacioni i BE-së në BeH.
(Kosova Sot Online)
