Arian Tahiri ka arritur marrëveshje edhe me AAK’në në Mitrovicë

  • A.P /
  • 03 November 2025 - 12:30
Arian Tahiri ka arritur marrëveshje edhe me AAK’në në Mitrovicë

Kandidati i PDK’së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka arritur marrëveshje edhe me AAK’në për garën në balotazh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Tahiri ka thënë se AAK i është bashkuar rrugëtimit dhe vizionit për Mitrovicën.

“Sot, zyrtarisht edhe AAK-ja i është bashkuar rrugëtimit dhe vizionit tonë për Mitrovicën. Faleminderit kryetarit z. Qazim Nimani dhe strukturave të AAK-së për besimin dhe mbështetjen! Mitrovicën e kemi shtëpi dhe së bashku do ta ndërtojmë kapitullin e ri të bashkëpunimit, punës dhe shpresës. 9 nëntori do të jetë dita e bashkimit të qytetarëve, sepse Mitrovica është mbi partitë politike!”

(Kosova Sot Online)