Haradinaj pasi Konjufca u propozua për kryeministër: Përpjekje e Kurtit për kapjen e shtetit

  • A.P /
  • 04 November 2025 - 14:15
Haradinaj pasi Konjufca u propozua për kryeministër: Përpjekje e Kurtit për kapjen e shtetit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kandidatura e dytë e VV-së për qeveri është përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Haradinaj ka reaguar pasi VV-ja në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm propozoi që Konjufca të jetë i mandatuari i radhës për kryeministër.

“Afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër dhe presidentja e vendit nuk ka mandat ta mandatojë askënd për krijimin e qeverisë, pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme.

Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese. Kandidatura e dytë nga VV për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike.

Kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)