Partitë ia bëjnë me dije Presidentes se nuk e votojnë Konjufcën

  • A.P /
  • 04 November 2025 - 14:30
Partitë ia bëjnë me dije Presidentes se nuk e votojnë Konjufcën

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka propozuar Glauk Konjufcën për mandatar të dytë për formimin e qeverisë, duke e prezantuar atë si një shans të ri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Por, as Konjufca s’do të gjejë mbështetje te partitë ish-opozitare.

Këto parti qysh tani kanë thënë presidentes Vjosa Osmani se nuk do të votojnë Konjufcën në rast se emri i tij prezantohet në foltoren e Kuvendit.

Kurti të dielën e 26 tetorit dështoi të marrë votat e nevojshme në Kuvend për formimin e qeverisë meqë në seancë shkoi pa një marrëveshje.

(Kosova Sot Online)