Deliu: Kurti dhe Osmani e kanë sulmuar demokracinë

  • A.P /
  • 05 November 2025 - 09:15
Deliu: Kurti dhe Osmani e kanë sulmuar demokracinë

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra ka komentuar Draft-Raportin e Progresit për Kosovëm, duke thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani i kanë sulmuar institucionet e drejtësisë.

Ajo tha se asnjëherë më shumë se këtyre 5 viteve nuk është sulmuar dhe cenuar demokracia në Kosovë dhe që sipas saj, fatkeqësisht Kosova ka shënuar hapa mbrapa në konsolidimin e demokracisë.

“Sulmet e Albin Kurtit por edhe të presidentes Vjosa Osmani, ndaj institucioneve të drejtësisë, asnjëherë me arbitraritet të tillë nuk janë goditur gjyqtarët e Kushtetueses e Supremes të cilët janë linquar emër për emër, sepse kanë bërë përpjekje për të mbrojtur rendin kushtetutës të Kosovës”, tha Deliu-Kodra.

(Kosova Sot Online)