Rama: Qytetarëve po ua kthejmë hapësirat
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me ekipin e tij, kanë publikuar një video në rrjete sociale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Aty shihen Rama bashkë me drejtorët dhe anëtarët e tjerë të ekipit, teksa shpalosin qëllimet dhe projektet e realizuara deri më tash.
“Për një Prishtinë të shlirë. Kryeqytet që po transformohet. Plot art e kulturë. Për Prishtinën më praktike. Për qytetarin të parin. Po e bëjmë sociale. Qytetarëve po ua kthejmë hapësirat. Më shumë investime. Hapësira më të gjelbra ku fëmijët mund të argëtohem. Qytet për të gjithë. Më të shëndetshëm. Mësim tërëditor e shkolla moderne. Më afër fermerit, e më strategjik”, thuhet në video nga anëtarët e ekipit të Ramës.
E vetë kryetari i kryeqytetit, shprehet se Prishtinën do ta çojnë përtej pritshmërive.
“Kështu e kemi nis e vazhdojmë e po e çojmë përtej. Prishtina përtej pritshmërive”, tha Rama.
(Kosova Sot Online)
