Konfirmohet se personi i plagosur në Gjakovë është zyrtar i BE-së

  • A.P /
  • 05 November 2025 - 15:07
Konfirmohet se personi i plagosur në Gjakovë është zyrtar i BE-së

Një person, shtetas i huaj është dërguar në QKUK me plagë në trup, natën e mbrëmshme. Viktima, siç bëri të ditur Policia e Kosovës, fillimisht kishte kërkuar ndihmë në QKMF-në në Gjakovë, e i njëjti më vonë është transferuar për në QKUK.

Policia, bëri të ditur se hetimet për rastin kanë nisur, teksa u raportua se personi i plagosur është zyrtar i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Zyra e BE-së në Kosovë, e ka konfirmuar rastin për KlanKosova, teksa kanë thënë se janë të “tronditur” nga lajmi.

“Jemi të tronditur nga ky lajm dhe i urojmë stafit të përfshirë shërim të shpejtë dhe të plotë”

Ata kanë thënë se nuk mund të japin detaje pa përfunduar hetimet.

“Një hetim është duke vazhduar dhe autoritetet po përcaktojnë faktet. Meqenëse ky është një hetim aktiv, nuk jemi në gjendje të japim detaje të mëtejshme në këtë kohë”, kanë thënë ata.

(Kosova Sot Online)