Bajqinovci: Bllokuesit e shtetit nuk kanë interes për funksionalizimin e institucioneve
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar partitë e ish-opozitës për, siç ka thënë, bllokim të shtetit të cilat nuk po e votojnë formimin e Qeverisë së re, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Bajqinovci tha se shpreson se pas emërimit të Glauk Konjufcës për mandatar, partitë e ish-opozitës duhet të reflektojnë.
‘’E propozuam nënkryetarin e parë të LVV-së, Glauk Konjufca, për kryeminisatër, por opozita në asnjë formë dhe asnjë mundësi nuk lë hapur për bashkëpunim, dhe kjo është një arrogancë ku po shihet hapur që bllokuesit e shtetit nuk kanë interes për funksionalizimin e institucioneve. Nga kjo ka rrezik shumë të madh që vendi të mbetet pa buxhet.”, tha ai për tv 21.
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, është optimist se në ditët në vazhdim mandatari Glauk Konjufca do t’i paraqes votat e nevojshme për formimin e Qeversë Kurti 3.
(Kosova Sot Online)
