KQZ në fazën përfundimtare të përgatitjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve

  • A.P /
  • 06 November 2025 - 14:30
KQZ në fazën përfundimtare të përgatitjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë në fazën përmbyllëse të procesit përgatitor, për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komunash që do të mbahen të dielën e 9 nëntorit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se të shtunën fletëvotimet do të shpërndahen për në komunat ku mbahet ky raund zgjedhjesh.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 9 nëntor. Aktivitetet po zhvillohen sipas planit dhe para ditës së zgjedhjeve, të shtunën, do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor në të gjitha komunat ku do të votohet, përfshirë edhe fletëvotimet dhe pajisjet tjera të nevojshme për procesin e votimit”, tha Elezi.

Sipas KQZ-së numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar sot në Republikën e Kosovës është 1,316,672 të cilët janë të shpërndarë në 18 komuna.

(Kosova Sot Online)