Ky deputet konfirmon se do ta votoj Glauk Konjufcën
Deputeti nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Artan Asllani ka deklaruar se do ta mbështesë Glauk Konjufcën për Kryeministër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai poashtu tha se ka pasur takime me të, dhe se Kosovës i duhet formimi i Qeverisë sa më shpejt.
“Po do ta mbështesë. Kemi pas takime jo vetëm pasi që është nominuar për Kryeministër, por kemi pas takime, kemi pas kontakte, unë besoj qe Kosovës i duhet një Qeveri sa më shpejt me i formu institucionet dhe ne duhet me reflektu”, tha ai
Asllani konfirmon se ai do të japë votën e tij pro formimit të Qeverisë së re udhëhequr nga Glauk Konjufca.
(Kosova Sot Online)
