Haradinaj: Glauk Konjufca s’ka hy me u bë kryeministër

  • A.P /
  • 07 November 2025 - 08:29
Haradinaj: Glauk Konjufca s’ka hy me u bë kryeministër

Deputeti  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj në “Politiko” komentoi zgjedhjet lokale dhe ato që do të mbahen me 9 nëtor për raudin e dytë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Haradinaj tha se Kurti e ka mandatuar Glauk Konjufcën vetëm për të blerë kohë, sepse e ka të qartë që nuk do ta votojnë në Kuvend.

Përveç kësaj, Haradinaj tha se edhe për çështjen e kryetrit të kuvendit, kishte votuar duke mos e ditur që do të jetë Dimal Basha kandidat. Ai tha se kishte deklaruar publikisht  më herët që do të votonte një person i cili nuk ka qenë i përfshirë në ndonjë ministri do t’ia jepte votën, por që nuk e ka ditur se kush do të jetë kandidati.

Haradinaj theksoi se nuk e kishte ditur dhe nuk kishte pasur informata rreth shkrimit që ishte në librin e botuar ku ishte bashkëautor, Dimal Basha.

(Kosova Sot Online)