Kurti: Opozita e ka në dorë fatin e Qeverisë së re: Ose zgjedhje ose Konjufca 1

  • A.P /
  • 08 November 2025 - 12:05
Kurti: Opozita e ka në dorë fatin e Qeverisë së re: Ose zgjedhje ose Konjufca 1

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurit ka folur për zhvillimet rreth krijimit të qeverisë së re për të cilën ka mandatuar Glauk Konjufcën. Kurti ka thënë se është në dorën e opozitës, nëse do të mbahen zgjedhjet në dhjetor apo në prill, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti ka thënë se nëse s’do të votohet Konjufca, do të ketë zgjedhje të reja në dhjetor të këtij viti, derisa nëse bëhet Qeveria Konjufca 1, zgjedhjet e reja do të jenë në prill, kur edhe do të duhet të zgjidhet presidenti i ri.

“Opozita e ka në dorë që ta zgjedh rrugën e mëtutjeshme. Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill. Cilado për ne është e pranueshme”, ka thënë Kurti të premten.

(Kosova Sot Online)