Nëntë persona kanë marrë lëndime nga një aksident trafiku

  • A.P /
  • 08 November 2025 - 10:36
Nëntë persona kanë marrë lëndime nga një aksident trafiku

Nëntë persona që kanë marrë lëndime nga një aksident trafiku janë dërguar mbrëmë në Spitalin e Pejës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Spitali sot ka njoftuar se dy pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Ndërkaq, dy të tjerë po e vazhdojnë trajtimin në spital të Pejës, ndërsa pesë janë liruar për në shtëpi.

“Mbrëmë, rreth orës 23:00, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar nëntë persona me lëndime të marra nga një aksident trafiku. Pas ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor: Dy pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Dy pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Pesë pacientë, pas trajtimit, janë liruar për në shtëpi”, tha Spitali i Pejës.

Spitali tha se ekipet mjekësore të spitalit kanë ofruar menjëherë ndihmën e nevojshme dhe trajtimin profesional për të gjithë të lënduarit.


(Kosova Sot Online)