Vjen reagimi nga LDK: Demagogu Albin Kurti sanksionoi, izoloi e varfëroi Kosovën

  • A.P /
  • 08 November 2025 - 12:30
Vjen reagimi nga LDK: Demagogu Albin Kurti sanksionoi, izoloi e varfëroi Kosovën

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Albin Kurti është fajtori kryesor për sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai e ka kritikuar liderin e VV-së edhe për varfërim të qytetarëve të Kosovës.

Hamiti në Facebook ka shkruar se Kosova duhet të dalë nga kurthi i Albin Kurtit.

“Kush i solli Kosovës sanksione të BE-së? Kush e izoloi vendin tonë nga bota? Kush i varfëroi qytetarët e Kosovës? Demagogu populist Albin Kurti me Qeverinë e VV-së, natyrisht. Kosova duhet të dalë nga kurthi i Kurtit!”, ka shkruar ai.


(Kosova Sot Online)