Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë: Faton Peci fiton me 53.47 derisa Arian Tahiri mbetet me 46.53%

  • A.P /
  • 10 November 2025 - 07:42
Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë: Faton Peci  fiton me 53.47 derisa Arian Tahiri mbetet me 46.53%

Procesi i numërimit të votave në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar sot, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat zyrtare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dy vendvotime kishin mbetur të panumëruara gjatë natës së kaluar, ndërsa sot KQZ ka konfirmuar përfundimin e numërimit të të gjitha 105 vendvotimeve.

Sipas rezultateve të fundit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka fituar zgjedhjet me 53,47 për qind të votave, ose gjithsej 17,837 vota.

Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka marrë 46,53 për qind të votave, që përkthehet në 15,522 vota.

(Kosova Sot Online)