Bashkimi Evropian vlerëson raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

  • A.P /
  • 10 November 2025 - 11:30
Bashkimi Evropian vlerëson raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka mirëpritur zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në 18 komuna të Kosovës, 
transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Palatova e ka cilësuar këtë proces zgjedhor si një dëshmi të demokracisë në vend dhe ka vlerësuar përmbylljen e suksesshme të ciklit të zgjedhjeve lokale.

Ky raund i zgjedhjeve ishte pjesë e përpjekjeve për të forcuar institucionet demokratike dhe për të garantuar pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Qytetarët në 18 komuna votuan më 9 nëntor për t’i zgjedhur kryetarët e tyre përkatës.

Në këtë rund, LDK-ja fitoi pesë komuna, LVV-ja dhe AAK-ja në katër, ndërkaq PDK-ja në tre.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dalja ishte mbi 32 për qind.


(Kosova Sot Online)