Abdixhiku: LDK ka shënuar fitore në shtatë komuna përfshirë edhe Prishtinën

  • A.P /
  • 10 November 2025 - 13:30
Abdixhiku: LDK ka shënuar fitore në shtatë komuna përfshirë edhe Prishtinën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar rezultatin si fitore të qytetarisë dhe të demokracisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Abdixhiku tha se “dje Kosova foli me votë, me besim dhe me qartësi – foli në emër të shpresës, të qetësisë dhe të punës”. Ai theksoi se mesazhi i qytetarëve ishte i pastër: “Kosova jeton me demokraci. Kjo është vlera më e madhe e jona si popull.”

Sipas tij, LDK ka shënuar fitore në shtatë komuna, përfshirë edhe Prishtinën, të cilën e quajti “garën më të rëndësishme në vend”. Abdixhiku nënvizoi se “pas 12 vitesh, LDK është sërish parti e parë në Kryeqytet, dhe fitorja e dytë radhazi aty është shenjë e qartë e forcës sonë politike”.

(Kosova Sot Online)