Arifi: Fituesi moral i zgjedhjeve është Arian Tahiri pasi e ka mujt Kurti me pare e xhipa

  • A.P /
  • 11 November 2025 - 09:45
Arifi: Fituesi moral i zgjedhjeve është Arian Tahiri pasi e ka mujt Kurti me pare e xhipa

Analisti, Avni Arifi ka thënë se gara për balotazh ka qenë e qetë.

“Fituesi më i madh mendoj që mundet me u konsideru Aleanca, e cila pas debaklit të shkurtit, shumëkush ka prit që këto komuna i ka të pamundura me i fitu. I ka fitu për shkak të besimit dhe punës së jashtëzakonshme të kryetarëve”, tha ai.

Ai tha se ndonëse i ka fituar tri komuna më shumë se në zgjedhjet e kaluara, VV duhet ta konsiderojë vetën “të pakënaqur” pasi përdorimi i mekanizimit të shtetit iu përkthye në fitore modeste.

Arifi shtoi se “LDK duhet të mendojë se pse e humbi Fushë Kosovën dhe Obiliqin”, tha ai.

“PDK ka pasur një humbje të panevojshme, e kam fjalën për Drenasin”, tha Arifi.

Ai foli edhe për Arian Tahirin.

“Përndryshe fitues moral i këtij procesi zgjedhor është Arian Tahiri, që edhe pse nuk ia doli të fitojë, ai ka demonstruar një kulturë të jashtëzakonshme qytetare në përballje me një shtet. Nuk e ka mujt Faton Peci Arian Tahirin, e ka mujt Albin Kurti, Faton PEci, krejt deputetët e ministrat, paret, xhipa. I lumtë Arian  Tahirit, sdi çka me thënë tjetër.”

“Mitrovica po të mos ishte shteti, do të fitonte Arian Tahiri bindshëm kundër Faton Pecit”, tha ai.

(Kosova Sot Online)