Kurteshi ka reaguar pas raportimeve në Mitrovicë: Kutërbimi i vrasësve me pagesë
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka reaguar sërish me gjuhën e tij të zakonshme – fjalor të rrezikshëm dhe jashtëzakonisht nxitës ndaj gazetarëve, pas raportimeve masive për parregullsi në procesin zgjedhor në Mitrovicë të Jugut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në dritën e dyshimeve serioze për parregullsi në këtë komunë, ku kanë zbarkuar Policia dhe Prokuroria, Kurteshi, në mungesë argumentesh, ka zgjedhur sërish terma jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe diskualifikues, duke i etiketuar gazetarët si “vrasës me pagesë”.
(Kosova Sot Online)
