Shala: Albini e Peci në burg nëse verifikohen dyshimet për vjedhje votash në Mitrovicë

  • A.P /
  • 12 November 2025 - 08:05
Shala: Albini e Peci në burg nëse verifikohen dyshimet për vjedhje votash në Mitrovicë

Analisti politik, Azdren Shala ka deklaruar se kryetari i VV-së, Albin Kurti, dhe kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Faton Peci duhet të arrestohen e të burgosen, në qoftë se verifikohen dyshimet për vjedhje të votave në këtë komunë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Shala po ashtu deklaroi se VV-ja ka “poshtuar” Mitrovicën e Jugut.

“Nëse kjo akuzë vërtetohet, duhet me shku në burg akterët e krimit, Albin Kurti e Faton Peci. Nuk durohen kështu këta”, deklaroi Shala.

Gjatë ditës së hënë, në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, është ndalur numërimi i votave, pasi Policia dhe Prokuroria u futën brenda kësaj qendre, megjithëse prokurori Shpëtim Peci ka dhënë urdhrin për vazhdim të numërimit.

(Kosova Sot Online)