Aksident trafiku me fatalitet në Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 11 November 2025 - 12:05
Aksident trafiku me fatalitet në Fushë Kosovë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës, ku një person ka humbur jetën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rastin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Ky i fundit ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 1 të pasmesnatës.

‘’Rreth orës 01:00, datë 11.11. 2025, policia është njoftuar për një aksident trafiku në dalje të autostradës në Bresje – Fushë Kosovë. Në aksident është përfshirë një veturë, një person ka pësuar lëndime dhe ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Policia është marrë me procedurat në vend ngjarje’’, ka njoftuar Policia.

(Kosova Sot Online)