Një grua dhe një burrë janë ndaluar në Leposaviq

  • A.P /
  • 12 November 2025 - 11:05
Një grua dhe një burrë janë ndaluar në Leposaviq

Një grua dhe një burrë janë ndaluar në Leposaviq, pasi që ilegalisht kanë hyrë nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës dhe se me vendim të prokurorit rasti është iniciuar dhe procedohet me procedurë të rregullt.

“Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët kanë hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit rasti është inicuar dhe procedohet me procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


(Kosova Sot Online)