Një i mitur dyshohet se vodhi ari dhe e shiti te një person tjetër

  • A.P /
  • 12 November 2025 - 15:50
Një i mitur dyshohet se vodhi ari dhe e shiti te një person tjetër

Policia në Pejë ka njoftuar se në rrugën “Ekrem Berisha” një grua ka raportuar se i ëshë vjedhur një sasi e arit nga dhoma e saj., transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Si i dyshuar është arrestuar një i mitur, i cili gjatë intervistimit ka deklaruar se e ka shitur atë te një person tjetër.

Policia ka arrestuar edhe personin e dytë për “blerje apo fshehje e mallrave tё përfituara me anё tё veprës penale’ dhe janё sekuestruar disa nga sendet tё cilat i kishte blerё nga i dyshuari i cili i kishte vjedhur.

Me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, dy tё dyshuarit janë liruar nё procedurё tё rregullt.


(Kosova Sot Online)