Musliu: Faton Peci dikur më quajti 'përfaqësuese të krimit'
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas njoftimit të Faton Pecit për kallëzim penal ndaj gazetarit Mehmetaj, duke e quajtur situatën “ironi të fatit” dhe “karma në veprim”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ajo kujtoi se Peci e kishte quajtur më herët “përfaqësuese të krimit” gjatë një seance parlamentare, pasi ajo e kishte kritikuar për keqpërdorime.
Musliu tha se për këtë rast ka dorëzuar padi në gjykatë dhe shtoi se koha do të tregojë “kush është përballë ligjit e kush fshihet pas tij”.
(Kosova Sot Online)
