Qytetari nga Kosova vritet me shkop bejsbolli në Francë
Një burrë 50-vjeçar nga Kosova ka vdekur në Annecy pasi është sulmuar me shkop bejsbolli, ka raportuar media franceze “Le Dauphiné Libéré”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ngjarja ka ndodhur në mesditë të së dielës, ndërsa autori/ët i/e dyshuar u larguan menjëherë pas sulmit.
Viktima është goditur në fytyrë nga një ose më shumë persona dhe ka vdekur në spital të hënën në mëngjes.
Viktima ishte i njohur më parë nga policia, megjithëse detajet se për çfarë shkelje bëhet fjalë nuk janë bërë të ditura.
Është hapur hetim për “vrasje me qelli”, i cili po kryhet nga Divizioni i Kriminalitetit të Organizuar dhe Specializuar (DCOS).
(Kosova Sot Online)
