Ka filluar punën Komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve të Mitrovicës së Jugut

  • A.P /
  • 13 November 2025 - 13:35
Ka filluar punën Komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve të Mitrovicës së Jugut

Sot në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, ka filluar punën një Komision i përbërë nga zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ky komision do të vlerësojë fletëvotimet e zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut.

Themelimi i këtij komisioni nga KQZ erdhi pasi gjatë procesit të verifikimit të rezultateve në Qendrën Komunale të Numërimit në këtë komunë janë hasur fletëvotime që kodi i tyre nuk përputhej me vendvotimin të cilit duhej t’i takonin.

Kjo situatë ka zgjuar dyshime dhe dilema të mëdha për integritetin e procesit zgjedhor në ditën e zgjedhjeve në këtë komunë, i cili u mbajt më 9 nëntor.

Image

(Kosova Sot Online)