Murati: Asnjë qeveri s’i Qeveria Kurti, nga ky muaj 150 euro në muaj për pensionistë

  • A.P /
  • 14 November 2025 - 14:15
Murati: Asnjë qeveri s’i Qeveria Kurti, nga ky muaj 150 euro në muaj për pensionistë

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar një rritje pensioneve, duke e cilësuar këtë si rritjen më të lartë të realizuar ndonjëherë nga një qeveri në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se asnjë qeveri e mëhershme nuk ka ofruar mbështetje të këtillë për pensionistët, duke njoftuar se procesimi i të hollave, bëhet sot.

“Pensioni Bazik të cilin e gjetëm me vlerë 90 euro/muaj në fillim të mandatit, prej sot procesohet me rritje me vlerë 150 euro/muaj. Pra 60 euro rritje brenda mandatit, apo 67%”.

“Qeveria për pensionistët”, shkroi ministri në detyrë, duke e paraqitur rritjen e pensioneve si arritje kyçe të Qeverisë Kurti në prag të zgjedhjeve.

(Kosova Sot Online)