Çifti shqiptar që u gjetën të vdekur lanë pas vetes dy fëmijë të mitur

  • A.P /
  • 14 November 2025 - 15:05
Çifti shqiptar që u gjetën të vdekur lanë pas vetes dy fëmijë të mitur

Një çift shqiptar që mbetën të vdekur në rrethana ende të paqarta në Francë, kanë lënë pas vetes dy fëmijë të mitur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Siç ka bërë të ditur Policia franceze, ata u morën menjëherë nën kujdesin e shërbimeve të mirëqenies së fëmijëve dhe iu nënshtruan një ekzaminimi mjekësor

Të dy prindërit i takonin moshës, 30 dhe 36 vjeç dhe u gjetën pa shenja jete në banesën e tyre në Rue Général-Paulet në Brest.

Sipas informacioneve të Policisë franceze, hetimi po anon drejt një rasti të femicidit nga vetëvrasja.


(Kosova Sot Online)