Një person ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën

  • A.P /
  • 15 November 2025 - 09:26
Një person ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën

Një burrë ka humbur jetën dje në mesditë në Mirash të Ferizajt, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ra në kontakt me rrymën derisa po punonte mbi pullazin e shtëpisë, njoftoi policia.

Policia tha se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku, ndërsa familjarët kanë kërkuar lirimin e trupit të pajetë për ceremoninë mortore.

“HETIM MBI VDEKJEN: Fsh. Mirash, Ferizaj 14.11.2025 – 12:42. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, njoftoi policia në raportin 24-orësh.

(Kosova Sot Online)