Refuzohet një numër i madh i pakove me fletëvotime nga diaspora

  • A.P /
  • 15 November 2025 - 13:45
Refuzohet një numër i madh i pakove me fletëvotime nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot në QNR po vazhdon numërimi i fletëvotimeve të procesit të votimit me postë për balotazhin që është zhvilluar më 9 nëntor në 18 komuna, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga 12 mijë e 18 pako të supozuara me fletëvotime që janë pranuar, KQZ ka bërë të ditur se ka aprovuar 8 mijë e 932 dhe se ka refuzuar 3 mijë e 86.

Arsyeja e refuzimit të tyre është mungesa e dëftesës së regjistrimit në plotë rë mijë e 9 raste.

 KQZ ka bërë të ditur gjithashtu se për shkak të distancës, 519 pako nga SHBA, Kanada dhe Australi, ende s’kanë arritur në Kosovë dhe vetëm pasi të arrijnë ato do të vlerësohen e numërohen.

“Gjatë 11–12 nëntorit janë tërhequr 13,084 pako nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete. Numri i votuesve të regjistruar për postë për këto komuna: 29,752. Për shkak të distancës, 519 pako nga ShBA, Kanada dhe Australi pritet të arrijnë — pas mbërritjes do të vlerësohen dhe numërohen”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)