LDK në Viti arrin ta ruaj fitoren ndaj VV-së për vetëm 136 vota

  • A.P /
  • 15 November 2025 - 14:15
LDK në Viti arrin ta ruaj fitoren ndaj VV-së për vetëm 136 vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e votave me postë për Komunën e Vitisë, ku rezultati mes Sokol Halitit të LDK-së dhe Arsim Ademit të VV-së ka qenë shumë i ngushtë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Megjithatë edhe pas numërimit të votave me postë nga të cilat Ademi ka marrë 317 dhe Sokol Haliti 234, LDK ka arritur që ta mbajë primatin e partisë fituese të balotazhit me një dallim në rezultatin përfundimtar në vetëm 136 vota diferencë.

Sokol Haliti sipas faqes së KQZ-së ka gjithsejtë 8,622 Vota derisa Arsim Ademi 8486.

(Kosova Sot Online)