Paralajmërohet shtrenjtim i produkteve në krejt Kosovën

  • A.P /
  • 15 November 2025 - 15:05
Paralajmërohet shtrenjtim i produkteve në krejt Kosovën

Çmimet e rrymës për kompanitë prodhuese, pas liberalizimit të tregut të energjisë, janë rritur deri në 300 për qind, duke e bërë prodhimin më të kushtueshëm. Prodhimet vendëse po bëhen më të shtrenjta sesa produktet e importuara nga rajoni dhe Evropa, thotë për rel, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Ai pohon se pas qershorit, disa kompani kanë zhvendosur fokusin nga zgjerimi i prodhimit në mbijetesë, duke kërkuar shpëtim te panelet diellore.

Madje, disa janë mbyllur, e disa kanë zvogëluar kapacitetet prodhuese. Në muajt e dimrit pritet kulmi i vështirësive, ndërsa paralajmërohet edhe ngritje e çmimeve të produkteve. Për të lehtësuar gjendjen e bizneseve prodhuese, Rafuna shprehet se qeveria duhet të ndërhyjë me subvencione apo masa fiskale.


(Kosova Sot Online)