Të gjitha mjetet në qarkullim rrugor në Kosovë duhet t’i kenë të vendosura pajisjet dimërore

  • A.P /
  • 15 November 2025 - 16:45
Të gjitha mjetet në qarkullim rrugor në Kosovë duhet t’i kenë të vendosura pajisjet dimërore

Të gjitha mjetet në qarkullim rrugor në Kosovë duhet t’i kenë të vendosura pajisjet dimërore, sipas rregullores në fuqi dhe që mbetet valide deri më 15 mars, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia e Kosovës ka apeluar që shoferët të përgatisin automjetet për kushtet e ftohta, duke theksuar se pajisjet dimërore janë detyrim ligjor dhe domosdoshmëri për sigurinë në rrugë.

Autoritetet kërkojnë që të gjithë shoferët të ndërrojnë gomat e automjeteve me ato dimërore, të kontrollojnë presionin e ajrit sipas rekomandimeve të prodhuesve dhe të jenë të vëmendshëm ndaj ndryshimeve të motit, të cilat këtë periudhë mund të jenë të shpeshta dhe të papritura.

Policia gjithashtu rikujton se respektimi i këtyre masave jo vetëm që ul rrezikun e aksidenteve, por edhe shmang masat ndëshkuese për drejtuesit e automjeteve që nuk përmbushin obligimin për pajisje dimërore.

(Kosova Sot Online)