Avokati publikon dëshminë që Vuçiç ishte në pikën ku zhvillohej 'Safari i Snajperëve'
Avokati serb, Cedomir Stojkoviq ka sjellë dëshmi të reja me të cilat pretendon se presidenti aktual sertb Aleksandar Vuciq, ishte në pikën ku zhvilloheshin gjuajtjet me snajper nga njerëzit e pasur në kohën e rrethimit të Sarajevës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Pasi dëshmive tronditëse dhe nisjes së hetimeve nga institucionet e drejtësisë në Itali, ku u zbulua se të pasurit e Italisë dhe disa vendeve të tjera, kanë paguar shuma të mëdha parash për të gjuajtur për qejf mbi boshnjakët, gjatë kohës së luftës në BeH, avokati Stojkoviq sjell pamje, dhe një deklaratë të politikanit nacionalist serb Vojsllav Sheshel i cili ka deklaruar se Aleksandar Vuçiq, para se t’i bashkohej partisë së tij, kishte shërbyer si vullnetar në njësi paramilitare gjatë luftës në Bosnje.
Kjo dëshmi ishte dhënë në vitin 2012 para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY).
Në dëshminë e tij, Sheshli ka thënë se Vuçiq kishte qenë nën komandën e Slavko Aleksiqit në zonën e Varrezave Hebraike në Sarajevë – një prej pikave më të përfolura gjatë rrethimit të qytetit.
Në bazë të kësaj dëshmie, avokati serb thotë se Vuçiq mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitetet e ashtuquajtura “Safari snajperësh”, një praktikë e denoncuar prej vitesh, e cila përfshinte vrasjen e civilëve nga pozicione të larta rreth Sarajevës.
Ai shton se ekziston një video nga vitet ’90 ku Vuçiq shihet me një armë që, sipas tij, i ngjan pushkës snajperike.
Ai përmend edhe dokumentarin “Gjuetarët e Njerëzve të Sarajevës”, ku përshkruhet sjellja e të huajve në pozicionet e snajperëve përmes Beogradit, duke shtuar se Vuçiq, siç thotë Stojkoviq, “ndodhej pikërisht në ato kodra gjatë asaj periudhe”.
Ndryshe, Prokuroria Publike në Milano ka hapur një hetim mbi pretendimet se disa shtetas italianë udhëtuan në Bosnje-Hercegovinë gjatë luftës në fillim të viteve 1990 për të marrë pjesë në ashtuquajturat “safarë snajperësh”. Sipas raportimeve, italianë dhe persona të tjerë paguan shuma të mëdha për të qëlluar civilë të pambrojtur në qytetin e rrethuar të Sarajevës.
(Kosova Sot Online)
