Haxhiu: I kemi dhënë hua RTK’së për pagat, nuk ka sens që të vazhdohet

  • A.P /
  • 17 November 2025 - 14:45
Haxhiu: I kemi dhënë hua RTK’së për pagat, nuk ka sens që të vazhdohet

Për shkak të situatës financiare, Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) sot kanë mbajtur një orë grevë, pasi që kanë kaluar 17 ditë pa paga, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë çështje, ka reaguar Albulena Haxhiu, nga Vetëvendosje. Kjo e fundit ka thënë se qeveria kishte bërë zgjidhje për këtë gjë, duke u ndarë huadhënie, porse tani që ka kuvend të konstituar ‘’ nuk ka sens të vazhdohet me huadhënie të tjera, zgjidhje të përkohshme’’.

Postimi:

Qeveria e Kosovës ka bërë zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së sa nuk kishte Kuvend të konstituuar duke ndarë një huadhënie për ta.

Mirëpo tash që kemi Kuvend të konstituuar nuk ka sens të vazhdohet me huadhënie të tjera, zgjidhje të përkohshme, kur krejt çfarë duhet për financimin e plotë dhe të qëndrueshëm të këtij institucioni dhe punëtorëve të tij është që grupet politike të mblidhen e t’i formojnë komisionet parlamentare.

Nuk është në rregull që opozita të vazhdojë e të bëjë politikë me këtë çështje kur e di sakt edhe ajo që kjo është e vetmja mënyrë përpara për RTK dhe punëtorët e saj.


(Kosova Sot Online)