Murati: Përparim nëse je kryetar i Prishtinës leje propagandën e çu kap puno naj sen
Ende po vazhdon përplasja për buxhetin mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Murati tha se nëse LDK-ja pretendon se Prishtina po pengohet, atëherë kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, bashkë me deputetët e partisë, mund ta votojnë nesër buxhetin e kryeqytetit në seancën e Kuvendit, duke mundësuar alokimin e plotë të mjeteve për vitin 2025.
Ai i kërkoi Ramës të lërë anash propagandën dhe të fokusohet në punë.
“Përparim, nëse je kryetar i Prishtinës, sillu si i tillë. Leje propagandën e çu kap puno naj sen, se ta murr uji qytetin,” shkroi Murati.
(Kosova Sot Online)
