Murati: Nëse nuk ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare, mbi 200 milionë euro humbin
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nëse Kuvendi nuk i ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, mbi 200 milionë euro humbin pakthyeshëm, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Nëse Kuvendi sot nuk arrin të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë mbi 200 milionë euro humbin pakthyeshëm: 88 milionë nga plani i rritjes i BE-së, dhe mbi 120 milionë euro nga tri marrëveshjet me Bankën Botërore. Për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten 80 vota.”
(Kosova Sot Online)
