Berisha: Foltorja parlamentaro - qytetare do të sensibilizojë shqiptarët

  • A.P /
  • 19 November 2025 - 12:45
Berisha: Foltorja parlamentaro - qytetare do të sensibilizojë shqiptarët

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi në një konferencë shtypi se, “foltorja parlamentaro-qytetare do të sensibilizojë shqiptarët për realitetin shkatërrimtar për jetën e tyre”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Berisha: Unë ftoj çdo demokrat të shprehë mendimin lirshëm. Ne jemi parti e mendimit të lirë. Alimehmeti dhe jo vetëm ai, por çdo demokrat, është i ftuar të shprehë mendimin e tij. Por foltorja është konsultuara përpara...

Sigurisht ka qenë propozim i im. Sigurisht janë konsultuar drejtues të PD, dhe është instaluar si kryetari i ka disa të drejta. Edhe sikur i imi të ishte, ajo nuk ishte një gjë e gabuar. Por është konsultuar.

Jo mbase kaq gjerë, por është konsultuar dhe është një aktivitet që do të vazhdojë. Secili që do të qartësohet për qëllimin e saj, do ta pëlqejë edhe më shumë...

...Tani nëse Erion Veliaj është në burg, Edi Rama dhe Lubi Balluku duhet të jenë 10-herë para tij në burg. Ai ka vjedhur, ka vjedhur shumë, nuk ka vjedhur pak.

Por ta krahasosh me miliardat që ka administruar, 12 miliardë euro ka administruar Lubia dhe e pe si i administronte, me SMS. Ky palloshi, ai kështu, tjetri me radhë dhe ky ishte administrimi i 12 miliardë eurove.

Është kapur në flagrancë.

Ndaj dhe, a do i falin shqiptarët ata? Kurrë, shqiptarët nuk ua falin. Qëllimi i asaj foltoreje, një nga qëllimet është pikërisht dhe sensibilizimi i shqiptarëve para këtij realiteti shkatërrimtar për jetën e tyre, për vendin e tyre. Kjo është.

(Kosova Sot Online)