Haxhiu - opozitës: Buxheti s’është i Albin Kurtit nëse keni inati me të
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seancë i ka reaguar “opozitës” duke thënë se janë bërë bashkë për të bojkotuar vendime të rëndësishme për qytetarët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Jeni bërë bashkë gjatë gjithë kësaj kohe dhe jeni bashkë edhe sot për të bojkotuar vendimet tepër të rëndësishme për qytetarët. Buxheti s’është i Albin Kurtit, nëse keni inati me kryeministrin Kurti, po ua bëj të qartë që buxheti është i shtetit dhe qytetarëve.”
“Me pasë prokurori të përgjegjshme e profesionale, të gjithë ata që tentojnë ta fusin vendin në krizë sociale është dashur të përgjigjen penalisht. Ne po, kemi mundur ta bëjmë qeverinë, por ne nuk bëjmë pazare siç keni bërë ju, me tendera, me ambasada, me Listën Serbe”.
(Kosova Sot Online)
