Glauk Konjufca ka dështuar të zgjidhet kryeministër i Kosovës
Glauk Konjufca nga VV ka dështuar të zgjidhet kryeministër i Kosovës meqë nuk mori 61 votat e nevojshme në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lëvizja Vetëvendosje hyri në seancë pa një marrëveshje paraprake dhe sikurse mandatari i partë, Albin Kurti, edhe Konjufca nuk mori votat.
Për votuan 56, 53 kundër dhe abstenime.
Për Kurtin kishin votuar 56 për, 52 kundër dhe katër abstenime.
Pas këtij dështimi zgjedhjet pritet të jenë të pashmangshme. Tani i mbetet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të vendosë për hapat e mëtejmë. Dhjetori është përmendur si muaj i mundshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Seanca u thirr në ditën e fundit të afatit 15-ditor që kur presidentja Osmani e mandatoi Konjufcën.
Partitë shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, e akuzuan Vetëvendosjen për zgjatje të krizës dhe ngërçit institucional meqenëse ishte e vetëdijshme që s’i kishte numrat dhe sërish propozoi edhe një mandatar të dytë.
(Kosova Sot Online)
