Krasniqi: Vjosa Osmani të shpallë zgjedhjet sa më shpejt

  • A.P /
  • 19 November 2025 - 16:02
Krasniqi: Vjosa Osmani të shpallë zgjedhjet sa më shpejt

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, kërkoi nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, që sa më shpejt të shpallë datën e zgjedhjeve të reja “që të mos humbet kohë e vlefshme edhe më tej”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Zgjedhjet të shpallen menjëherë, sot apo nesër”, tha Krasniqi.

Ai tha se “e diela e parë brenda 30-ditëshit, afatit kushtetues” është koha për mbajtjen e zgjedhjeve, tha Krasniqi.

Ai e akuzoi LVV-në për situatën e krijuar, duke thënë se “janë humbur 9 muaj kohë” për shkak të bllokadave, vonesave dhe taktizimeve.

(Kosova Sot Online)