Vdes një person pas kontaktit me rrymën

  • A.P /
  • 20 November 2025 - 09:47
Vdes një person pas kontaktit me rrymën

Një person në Obiliq ka vdekur pasi derisa ishte duke punuar afër mikserit të betonit, ka pasur kontakt me rrymën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“TRUP I PA JETË- Obiliq  19.11.2025 – 13:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke punuar afër mikserit të betonit, dyshohet se ka pasur kontakt me rrymën. Si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK, mirëpo nga stafi shëndetësor është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.”

(Kosova Sot Online)