Besim Kelmendi është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shkarkuar Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Shkarkimi i tij u bë me pesë vota për.
Në vend të Kelmendit, si u.d Kryeprokuror i Shtetit u caktua Agron Qala.
(Kosova Sot Online)
