DASH: Pajisjet nga furnizuesit kinezë përbëjnë një rrezik serioz
Aktorët kibernetikë me bazë në Kinë kanë kompromentuar vazhdimisht rrjetet e ofruesve kryesorë të telekomunikacionit në SHBA dhe globalë për të kryer fushata të gjera spiunazhi kibernetik, tha Departamenti i Shtetit i SHBA-së.
“Duke pasur parasysh shkallën dhe fushëveprimin e aktiviteteve kibernetike keqdashëse të Kinës, qeveria amerikane po punon me aleatët dhe të tjerët për të zgjeruar aftësitë e sigurisë kibernetike për t’iu kundërvënë kërcënimeve të paraqitura nga aktorët kibernetikë keqdashës të sponsorizuar nga Partia Komuniste Kineze”, thuhet në përgjigjen që Radio Evropa e Lirë mori nga Ambasada Amerikane në Podgoricë.
Një nga tre kompanitë e telekomunikacionit të Malit të Zi përdor stacione bazë 5G nga kompania kineze Huawei.
(Kosova Sot Online)
